Mirë së vini në ndermarrjen “ ARTIDA”. Firma ARTIDA është themëluar në vitin 1990 , si firme private , nga mjetet vetanake. Deri në vitin 1998 veprimtaria kryesore ka qene : Projektim dhe engeenering .
Me nje përvoje 5-së vjeqare në Holande , erdhem në përfundim për rifillimin e punes me emrin N.P. „ ARTIDA „ EXPORT-IMPORT. Veprimtaria kryesore e firmës tone është: – Tregtia me shumice e artikujve te imta metalike , materialit instalues dhe pajisjes së ujesjellesit dhe ngrohjes. – Tregtia me shumice e drurit , materialit ndertimore dhe pajisjes sanitare. Veprimtarite e arkitektures dhe inxhinierise dhe këshillime ne lidhje me to.

Me moton: NË EUROPE ME KUALITET EUROPIAN , filluam bashkepunimin me shumë firma europiane . Rendësi të veqante i kemi kushtuar sistemit të fiksimit në sektorin e ndertimtarise , duke filluar nga ato plastike të dimenzioneve të ndryshme , fiksimet me elemente metalike , si dhe sistemin e fiksimeve me injektim në baza kimike . Të gjitha llojet e vidave në industrine e drurit,zejnë vend te posaqem në programin tone . Investimet e bëra në fushen e ndertimtarise na obliguan edhe neve që të plotesojme programin tone . Sistemi i izolimeve të objekteve kërkon kujdes dhe kualitet . Tregut i kemi ofruar te gjitha llojet e tipllave termoizoluese,te dimenzioneve te ndryshme-deri ne 30 cm gjatesi.Sistemi i avancuar i termoizolimeve kerkon qe tipllat perpos kualitetit plastik te jene te fiksuara me kuja metalike. Per kulmin e produkteve tona mbeten vidat vetshpuese per te gjitha llojet e llamarinave dhe sendviq panelave per kulme te objekteve.Perveq te gjitha dimenzioneve qe i posedojme ne stoqet tona,ju mund te zgjidhni edhe ngjyren nga koleksioni i ngjyrave RAL. Per te gjitha produktet tona ofrojme garancion ne kualitet,te cilen gje e deshmojme me ateste teknike europjane-ETA. Me produktet tona jemi prezent ne te gjithe teritorin e Kosoves,ne Malin e Zi,Maqedoni dhe Shqiperi.